Transmetuar më 22-03-2026, 19:04

Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit që në momentet e para të zhvillimit të saj.

Sipas raportimeve nga terreni, në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonë.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë, duke përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, është mbrojtur nga truprojat me çadra gjatë lëvizjes në terren. Ai është parë gjithashtu i pajisur me maskë kundragaz dhe kapuç, si masë mbrojtëse ndaj gazit lotsjellës.

Situata paraqitet dinamike, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme nga protesta dhe reagime zyrtare nga autoritetet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit