

Kategoria Superiore do të bëjë një pushim për shkak të impenjimeve të Kombëtarja e Shqipërisë, duke u rikthyer në muajin prill me ndeshjet e javës së 30-të, të cilat do të jenë vendimtare për objektivat kryesore të skuadrave në renditje.
Dy përballjet më të forta për kreun e klasifikimit priten të jenë:
Partizani – Vllaznia Dinamo – Elbasani
Këto duele përballin ekipet që luftojnë për “Final Four” me ato që po kryesojnë renditjen. Nga këto sfida mund të përfitojë edhe Egnatia, që do të luajë ndaj Bylis, një ndeshje me rëndësi për rrugëtimin e ekipit rrogozhinas.
Në pjesën tjetër të renditjes, sfidat vendimtare për mbijetesën dhe shanset për “Final Four” janë:
Vora – Teuta Flamurtari – Tirana
Kalendari i ndeshjeve – Java 30:
Vora – Teuta Partizani – Vllaznia Dinamo – Elbasani Egnatia – Bylis Flamurtari – Tirana
Këto përballje priten të përcaktojnë fatin e skuadrave për “Final Four” dhe luftën për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






