

Tirana përgatitet për nisjen e protestës kombëtare të opozitës, ndërsa Policia e Shtetit ka blinduar pikat kyçe të kryeqytetit për garantimin e rendit dhe sigurisë. Përveç Kryeministrisë dhe Kuvendit, këtë herë gardhi metalik ka rrethuar edhe xhamia e Namazgjasë.
Skenari i tubimit mbetet i paqartë për publikun, por mungesa e podiumit konfirmon se nuk do të ketë fjalime formale nga drejtuesit e opozitës. Për mbarëvajtjen e situatës, janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri.
Plani i masave të sigurisë mbetet i ngjashëm me aksionet e mëparshme opozitare, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo incident apo përplasje gjatë marshimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





