

Momente paniku për dhjetëra tifozë të Manchester City pasditen e së dielës, teksa po udhëtonin drejt Wembley Stadium për të ndjekur finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenal.
Autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët teksa ndodhej në autostradën M6 motorway. Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu fillimisht në pjesën e pasme të mjetit dhe brenda pak sekondash tym i zi doli nga çatia, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Atlético Madrid dhe Barcelona, një seri përballjesh epike: LaLiga, Kupa e Mbretit dhe Champions League Falë reagimit të shpejtë dhe qetësisë së shoferit, autobusi u ndal menjëherë në anë të rrugës dhe të gjithë udhëtarët u evakuuan në kohë. Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa trafiku në M6 u ndërpre për një periudhë të gjatë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Një nga tifozët u shpreh: “Falënderojmë zjarrfikësit për reagimin e menjëhershëm, pasi askush nuk u lëndua dhe nuk ishte në rrezik.”. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa nga autobusi ka mbetur vetëm një skelet i djegur.
WARNING TO MAN CITY FANS ⚠️🩵⚪️ AVOID M6 TOLL COACH FIRE pic.twitter.com/gFvQ3sR7HE
— finlay (@dunbar71141) March 22, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






