

Gimbo, i cili krijoi një raport dashurie me Selinën brenda shtëpisë së Big Brother, zbuloi sot në “Fan Club” se i ka takuar të gjithë familjarët e saj.
Ndër të tjera, Gimbo foli edhe për bisedën me babanë e Selinës, ku tregoi se ai i ishte shprehur “të kemi parë si djalin tonë”.
“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinës. Gëzoj respekt për ta dhe ata për mua. Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selinës ndaj meje.
E ka kuptuar që nuk kam qëllim të keq. Më ka pëlqyer shumë fjala që ‘të kemi parë si djalin tonë’.
E kam raportin shumë të mirë me ta. Edhe me vëllanë e Selinës, Onon, e kam edhe si shok, se jemi e njëjta moshë, jemi dhe kolegë”, u shpreh Gimbo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






