Transmetuar më 22-03-2026, 17:42

Java e 29-të e kampionatit Abissnet Superiore u zhvillua gjatë fundjavës, duke sjellë përballje të forta dhe rezultate me ndikim në garën për “Final 4” dhe në luftën për mbijetesë.

Sfida hapëse mes AF Elbasani dhe Egnatia, e luajtur në Elbasan Arena, përfundoi në barazim pa gola 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë.

Fitore të rëndësishme arriti Bylis, që në Adush Muça mposhti Flamurtari me rezultatin 2-1, duke siguruar tri pikë të vlefshme.

Në Durrës, ndeshja mes Teuta dhe Partizani, e zhvilluar në Niko Dovana, u mbyll në barazim 2-2, në një përballje të luftuar deri në fund.

Pa gola përfundoi edhe takimi mes Vllaznia dhe Dinamo City në Loro Boriçi, me rezultatin 0-0.

Java u mbyll me fitoren bindëse të KF Tirana, që në Selman Stërmasi mposhti Vora me rezultatin e thellë 3-0.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit