Transmetuar më 22-03-2026, 15:19

Policia e Shtetit ka identifikuar të riun që humbi jetën tragjikisht pak më parë në një aksident rrugor.

I ndjeri është Beqir Zela, 28 vjeç, banor i Tiranës, raporton noa.al.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, në Tiranë.

Policia tha se rreth orës 13:50, Zela, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që po drejtonte.

Për pasojë, motori është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 28-vjeçari Beqir Zela ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit