Transmetuar më 22-03-2026, 15:13

Partia Socialiste e Shqipërisë ka përcaktuar drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranë, në kuadër të përforcimit të strukturave organizative për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Vendimi u diskutua në një mbledhje të zhvilluar në selinë qendrore të PS, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku fokusi ishte organizimi në terren dhe shpërndarja e përgjegjësive në nivel lokal.

Sipas ndarjes së re, në Njësinë Administrative nr. 1 janë caktuar Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro. Në Njësinë nr. 2 do të angazhohen Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj, Olta Manjani dhe Blendi Klosi.

Njësia nr. 3 do të drejtohet nga Iris Luarasi, Edona Bilali dhe Ervin Demo, ndërsa në Njësinë nr. 4 janë caktuar Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi.

Në Njësinë nr. 5 do të angazhohen Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, ndërsa Njësia nr. 6 do të përfaqësohet nga Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino dhe Belinda Balluku.

Në Njësinë nr. 7 janë caktuar Sofian Jaupaj, Enkelejd Musabelliu dhe Arbjan Mazniku, ndërsa në Njësinë nr. 8 do të angazhohen Igli Hasani, Vilma Premti dhe Niko Peleshi.

Më tej, Njësia nr. 9 do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka, ndërsa në Njësinë nr. 10 janë caktuar Besfort Lamallari dhe Bledi Çuçi.

Njësia nr. 11 do të ketë në drejtim Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja.

Ndërkohë, në Njësinë nr. 13 janë caktuar Elisa Spiropali dhe Anila Denaj. Në Njësinë nr. 14 (Kashar) do të angazhohen Blendi Gonxhja dhe Plarent Ndreca, ndërsa në Njësinë nr. 15 janë caktuar Toni Gogu, Xhemal Qefaliaj dhe Silva Caka.

Ky organizim synon rritjen e efikasitetit në terren dhe forcimin e strukturave të Partisë Socialiste në kryeqytet, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit