

Tragjike në Tiranë: i riu humb jetën pas përplasjes në mes të rrugës
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale është regjistruar mesditën e sotme në aksin Baldushk–Vishnje, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku një i ri rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që po drejtonte. Për pasojë, motori është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 28-vjeçari Beqir Zela ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Çfarë tha policia
Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që po drejtonte.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 28-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






