Transmetuar më 22-03-2026, 12:57

Ministria e Brendshme e Katarit ka konfirmuar se gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Katar.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin shtatë persona, ndërsa njëri prej tyre rezulton ende i zhdukur dhe kërkimet për gjetjen e tij vijojnë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur se helikopteri ishte rrëzuar në ujërat rajonale për shkak të një mosfunksionimi teknik gjatë një fluturimi rutinë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit