Transmetuar më 22-03-2026, 12:29

Komanda Ushtarake e Iranit doli sot me një deklaratë ku rendit gjashtë kushte për të rënë dakord të ndalojë luftën me Amerikën dhe Izraelin.

Agjencia e Lajmeve Tasnim dhe Rrjeti i Lajmeve Al-Mayadeen, duke cituar një zyrtar të lartë iranian të sigurisë dhe politikës, raportuan gjashtë klauzolat dhe kushtet kryesore të Iranit si një ekuacion i ri ligjor-strategjik për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Për herë të parë komanda ushtarake iraniane ka pranuar se "ajo që Irani po zbaton aktualisht në luftën e tij mbrojtëse kundër regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara është një plan që e ka përgatitur disa muaj më parë", duke shtuar se "Irani po e zbaton planin e përgatitur paraprakisht hap pas hapi dhe me durim të madh strategjik".

Komanda Ushtarake pretendon se "pas shkatërrimit të infrastrukturës së mbrojtjes ajrore të armikut, Irani tani ka kontroll të plotë të hapësirës së tij ajrore."

Sipas ushtrisë, me këtë kontroll ushtarak të fituar prej tyre, Irani nuk sheh asnjë perspektivë për një armëpushim të afërt.

Paralajmërimi është se "Irani synon të vazhdojë politikën e ndëshkimit të agresorit derisa t’i ketë dhënë një mësim historik agresionit amerikano-sionist dhe Trumpit".

Megjithatë, zyrtarët e Iranit pohojnë se disa palë rajonale dhe ndërmjetësues i kanë bërë propozime Teheranit për të ndaluar luftën dhe nënvizojnë se Irani ka vendosur kushte që duhen marrë seriozisht.

"Irani ka vendosur gjashtë kushte themelore për ndalimin e luftës brenda kuadrit të ri ligjor strategjik" thuhet në deklaratë.

Gjashtë kushtet janë:

1. Garanci se nuk do të ketë një rikthim të luftës.

2. Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon.

3. Të zmbrapset agresioni dhe të paguhet kompensim për Iranin

4. T’i jepet fund luftës në të gjitha frontet rajonale.

5. Të zbatohet një rregjimi ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit.

6. Të ekstradohen agjentët e mediave anti-iraniane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit