

Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot, në orën 16:00, protestën e radhës kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë protesta do të zhvillohet pa fjalime, pasi në shesh nuk është vendosur podium.
Ndërkohë, si zakonisht në raste protestash të opozitës, godina e Kryeministrisë është rrethuar me gardhe metalike dhe janë marrë masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.
Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu bllokimin e disa akseve rrugore gjatë zhvillimit të protestës.
Një ditë më parë, kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e kësaj force politike do t’u bashkohen protestuesve në zonat e tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






