Transmetuar më 22-03-2026, 11:03

Policia e Vlorë ka goditur një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse, në kuadër të goditjeve të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., 35 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 35-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit