

Tiranë – Pasditen e sotme, në orën 18:00, para godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e radhës e lajmëruar nga Partia Demokratike.
Policia e Tiranës bën me dije se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.
Kufizime të lëvizjes
Si pasojë e protestës, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara:
Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit: Bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit: Bllokohet lëvizja në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia njofton se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera. Për të ndihmuar qytetarët, janë parashikuar rrugë alternative për devijimin e qarkullimit.
Apeli i Policisë
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit dhe apelon që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






