

Irani shënjestroi orët e fundit bazën e përbashkët ushtarake Britani-SHBA Diego Garcia në Oqeanin Indian, të paktën 4,000 kilometra larg nga territori iranian.
Associated Press raporton se ky sulm në distancë kaq të largët sugjeron që Teherani ka raketa që mund të shkojnë më larg nga sa është pranuar më parë.
Dyshime ka gjithashtu se Irani e ka përdorur programin e tij hapësinor për një lëshim të improvizuar dhe raketat e lëshuara orët e fundit duket se ishin test i suksesshëm i raketave të reja ne rreze veprimi përtej atyre që ishin hedhur deri dje.
Komanda ushtarake e Iranit lëshoi një komunikatë dhe tha se gjatë kësaj vale të sulmeve janë goditur objektiva në Tel Aviv në zemër të territoreve të pushtuara të Palestinës dhe disa pika në Rishon Letsion me raketa super të rënda dhe me precizitet të lartë Emad, si dhe raketa të rënda me disa koka luftarake Ghadr dhe një varg dronësh shkatërrues.
Zyrtarët iranianë thanë se në këtë sulm mbetën të vrarë dhe të plagosur 500 izraelitë. Qeveria në Izrael, si në të gjitha rastet e tjera nuk raporton të dhëna viktimash.
Në komunikatën e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu thuhet se gjatë kësaj vale të sulmeve janë goditur bazat ushtarake të Amerikës në rajon si Ali Al-Salim, Al-Kharxh dhe Viktoria.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






