

Raporti mes Selin dhe Mateo ka tensionuar edhe më shumë pas daljes së ish-banorit Gimbo, i cili ndoqi drejtpërsëdrejti debatin në studio mes Selin dhe Mateo.
Gimbo nuk i kurseu kritikat ndaj Mateos, duke theksuar se nëse ai e konsideron shok, atë respekt duhet ta tregojë edhe pas daljes së tij nga shtëpia: “Mirë do ishte që ato muhabete t’i fliste kur të isha dhe unë aty. Mateo ka vepruar shumë keq në këto situata. Edhe nëse thotë që e ka mbështetur Gimbon, ta tregonte këtë gjë edhe pas daljes së tij. Shoku i mirë tregohet edhe kur nuk është me ty.”
Ai shtoi se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi nuk kishte flirtim të dukshëm: “Sa kam qenë unë brenda, nuk ka pasur asnjë flirtim. Ndoshta ka pasur raste që Mateo mund të ketë dashur të bënte ndonjë gjest, por ka qenë para se të hyja unë në shtëpi.”
Deklarata e Gimbos thekson tensionet dhe perceptimet e ndryshme mes banorëve për raportet shoqërore dhe romantike brenda shtëpisë së Big Brother.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






