Transmetuar më 21-03-2026, 22:44

Afrimiteti mes Brikena dhe Mateo ka pasur luhatje pas raportit të Mateos me Selin, i cili ka ngritur dyshime për një trekëndësh emocional në shtëpi.

Gjatë Prime-it, Mateo sqaroi se marrëdhënia e tij me Selin ka qenë thjesht shoqërore: “Ato janë muhabetet shoqërore. Unë kam pasur marrëdhënie shoqërore me të gjitha vajzat. Nuk kam pasur dhe as nuk kam pëlqim për Selin,” tha ai, duke shtuar se çdo debat me Selin ishte i motivuar vetëm nga situata me Mirin.

Nga ana tjetër, Selin u shpreh se nuk kishte asnjë pëlqim ndaj Mateos dhe se qasja e saj shoqërore me djemtë shpesh keqinterpretohet: “Është shumë e shëmtuar që qasja ime këtu brenda me çdo djalë të shihet kështu. Kam qenë shumë e sinqertë me Mateon dhe nuk kam asnjë pëlqim për të.”

Brikena sqaroi gjithashtu perspektivën e saj: “Këto ishin disa klipe para se ne të nisnim njohjen tonë. Nuk më intereson, nuk e shoh që ai ka pëlqim për Selin. Nuk kam parë asnjë pëlqim ndaj Selin.”

Situata ka nxjerrë në pah tensionet dhe keqkuptimet mes banorëve, duke treguar se marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos mbetet prioritet për ta, ndërsa çdo lidhje shoqërore tjetër interpretohet me kujdes nga banorët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit