

Afrimiteti mes Brikena dhe Mateo ka rritur tensionin në ditët e fundit në spektaklin Prime. Një puthje e ‘vjedhur’ nga Mateo shkaktoi lot dhe emocione të forta tek Brikena gjatë dhomës së rrëfimit.
Banorja shprehu dëshirën që çdo afrimitet të ndodhte në mënyrë spontane: “Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur ndihem e sigurt. Doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane,” tha ajo.
Ndërkohë, Mateo u shpreh se nuk kishte menduar se veprimi i tij do të shkaktonte një reagim kaq të fortë: “Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht këto sinjale i interpretoj që duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndonjë gabim. Çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.”
Brikena përfundoi duke sqaruar se nuk kërkon asgjë nga Mateo përveç që puthja të vijë natyrshëm, sipas ndjenjave: “Unë nuk kërkoj gjë nga Mateo. Për sa kohë them që kam një pëlqim për të, puthja është diçka që vjen.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






