Transmetuar më 21-03-2026, 22:38

Një vendim surprizë ka ardhur nga Vlora pas ndeshjes së fundit kundër Bylis Ballsh, ku skuadra e Flamurtarit pësoi humbjen në minutat shtesë.

Presidenti i klubit, Sinan Idrizi, ka vendosur përjashtimin nga ekipi të kapitenit Lorenc Trashi.

Shkak për këtë vendim është bërë penalltia e shkaktuar nga Trashi në minutën e 97-të të ndeshjes, e cila dyshohet se u shkaktua me qëllim dhe çoi në disfatën e skuadrës bregdetare.

Ky veprim, sipas burimeve, nuk është pranuar nga presidenti Idrizi, i cili vendosi të marrë masa të menjëhershme ndaj lojtarit.

Vendimi erdhi gjithashtu pas presionit dhe protestave të tifozëve pranë stadiumit Flamurtari Stadium, të cilët reaguan pas penalltisë së diskutueshme dhe rezultatit final.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit