Transmetuar më 21-03-2026, 22:36

Gjakovë – Një grua e moshës madhore ka humbur jetën pas rënies nga Ura e Moglicës sonte.

Rastin e konfirmoi toger Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Viktima kishte rënë në ujë dhe u transportua nga njësitet mjekësore drejt Spitalit të Gjakovës.

“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor,” deklaroi Elezaj. Fatkeqësisht, gjendja e saj u përkeqësua dhe ora 21:30 spitali njoftoi se gruaja kishte ndërruar jetë.

Policia njofton se njësitet relevante po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit