

Përshkallëzimi i tensioneve me Irani ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare globale, duke ndikuar si në sektorin e energjisë ashtu edhe në asetet tradicionale të sigurisë.
Sipas analizave të tregjeve, çmimi i arit ka pësuar një rënie të fortë prej rreth 10% vetëm gjatë kësaj jave, ndërsa që nga fillimi i konfliktit humbjet arrijnë në rreth 13%. Kjo performancë e dobët konsiderohet ndër më të theksuarat në dekadat e fundit, pavarësisht faktit se ari zakonisht shihet si një “strehë e sigurt” në periudha pasigurie ekonomike.
Ekspertët e lidhin këtë zhvillim me rritjen e çmimeve të energjisë dhe pasigurinë në zinxhirët e furnizimit, që po detyrojnë bankat qendrore të rishikojnë politikat monetare, veçanërisht normat e interesit. Rritja e interesave zakonisht ushtron presion mbi çmimin e arit, duke e bërë atë më pak tërheqës për investitorët.
Ndërkohë, paqëndrueshmëria në tregje ka çuar në forcimin e dollari amerikan, i cili po përfiton nga zhvendosja e kapitalit drejt aseteve më likuide dhe të konsideruara më të sigurta në afat të shkurtër.
Analistët paralajmërojnë se nëse tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë, luhatjet në tregjet globale – veçanërisht në energji dhe valuta – mund të thellohen edhe më tej, duke shtuar pasiguritë për ekonominë botërore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






