

Itali – Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një orteku të fuqishëm në zonën alpine të Val Ridana.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në momentin e ngjarjes në zonë ndodheshin rreth 25 persona, pjesë e disa grupeve alpinistësh. Ortëku i zuri ata në befasi, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetë njerëzish.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në shkallë të gjerë, me angazhimin e gjashtë helikopterëve dhe rreth 80 efektivëve të ekipeve të emergjencës. Autoritetet bëjnë me dije se një person rezulton ende i zhdukur.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas përvjetorit të dhjetë të një tjetër tragjedie të ngjashme në Monte Nevoso, ku një ortek i fuqishëm u mori jetën gjashtë personave.
Autoritetet vijojnë operacionet në terren, ndërsa kushtet e motit dhe rreziku i ortekëve mbeten shqetësim serioz për zonat alpine.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






