Transmetuar më 21-03-2026, 22:24

Ngjarje e rëndë në Gjakovë: humb jetën një grua që ra nga Ura e Moglicës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një grua e moshës madhore ka rënë nga Ura e Moglicës dhe më pas ka humbur jetën në spital.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 19:55, kur është njoftuar se një grua kishte rënë në ujë nga ura që ndodhet në rrugën “Ymer Pula”. Fillimisht, ajo kishte arritur të mbijetonte rënien dhe ishte nxjerrë nga uji nga ekipet përkatëse.

E lënduara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjakovës për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë incident, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në momentet para rënies.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit