Transmetuar më 21-03-2026, 20:09

Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilluar në Durrës, kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, i cili do të mbahet ditën e nesërme në selinë e PS-së në Tiranë, duke nisur nga ora 10:00.

Takimi vjen pas ndryshimeve të miratuara në gjashtë qarqe të vendit, ku janë përcaktuar drejtuesit e rinj politikë. Në kuadër të këtyre vendimeve, Taulant Balla është caktuar drejtues për qarkun e Tiranës, ndërsa Blendi Klosi për Durrës. Në Fier vijon në detyrë Belinda Balluku.

Gjithashtu, drejtimin e disa qarqeve e kanë marrë edhe emra të rinj nga qeveria, përfshirë Ermal Nufi në Lezhë dhe Enea Karakaçi në Shkodër.

Drejtuesit politikë të qarqeve:

Tiranë – Taulant Balla Durrës – Blendi Klosi Dibër – Ulsi Manja Fier – Belinda Balluku Gjirokastër – Mirela Kumbaro Vlorë – Bledi Çuçi Lezhë – Ermal Nufi Kukës – Petrit Malaj Shkodër – Enea Karakaçi Korçë – Niko Peleshi Berat – Ervin Demo Elbasan – Arbian Mazniku

Mbledhja e së dielës pritet të fokusohet në koordinimin e strukturave dhe organizimin politik në qarqe, në vijim të ndryshimeve të fundit të ndërmarra nga Partia Socialiste.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit