Transmetuar më 21-03-2026, 18:36

Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar lirimin kundrejt një garancie pasurore.

Sipas burimeve zyrtare, shqyrtimi i kërkesës do të zhvillohet më 24 mars, ndërsa çështja do të merret në shqyrtim nga gjyqtari Paulin Çera.

Në kërkesën e tij, Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës aktuale të sigurisë me alternativa më të lehta, si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitjeje”, “garanci pasurore” ose “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ish-presidenti argumenton se, meqenëse dosja është dërguar për gjykim, nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave apo ndikimit mbi dëshmitarët.

Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion, në lidhje me çështjen CEZ-DIA, kontrata lobimi të Lëvizja Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit