Transmetuar më 21-03-2026, 17:57

POGRADEC – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur një automjet me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit nga Policia e Shtetit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 21.03.2026, rreth orës 16:20, në unazën e qytetit të Pogradecit, janë përfshirë në një aksident rrugor, automjeti me drejtues shtetasin R. Z., dhe një motomjet me drejtues shtetasin E. Sh. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit E. Sh., dhe bashkëshortja e tij pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Me shtetasin R. Z, do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit