

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Beratit, ku një 69-vjeçare është rrëzuar nga muri rrethues i lagjes “Kala”.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasja e identifikuar si Lumnika Kaceli, me banim në Tiranë dhe me kombësi holandeze, ka rënë nga lartësia gjatë vizitës në zonën historike.
Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe dëmtime të tjera trupore. Menjëherë pas ngjarjes, e lënduara është transportuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






