Transmetuar më 21-03-2026, 15:29

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike.

Nga mbledhja e Asamblesë së PS, e zhvilluar këtë të shtunë në Durrës, nga detyra e drejtuesit politik në Shkodër është larguar Benet Beci dhe zëvendësohet me Enea Karakaçi.

Po ashtu, ndryshim është bërë edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako.

Drejtuesit e rinj sipas qarqeve:

Ogerta Manastirliu – drejtues e qarkut të Tiranës Taulant Balla – drejtues politik i qarkut të Tiranës Damian Gjiknuri – drejtues politik i qarkut të Tiranës Belinda Balluku – drejtuese politike e qarkut të Fierit Blendi Klosi – drejtues politik i qarkut të Durrësit Ervin Demo – drejtues politik i qarkut të Beratit Arbjan Mazniku – drejtues politik i qarkut të Elbasanit Enea Karakaçi – drejtues politik i qarkut të Shkodrës Bledi Çuçi – drejtues politik i qarkut të Vlorës Niko Peleshi – drejtues politik i qarkut të Korçës Ulsi Manja – drejtues politik i qarkut të Dibrës Ermal Nufi – drejtues politik i qarkut të Lezhës Mirela Kumbaro – drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës Erjon Malaj – drejtues politik i qarkut të Kukësit Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi do t’u caktohet detyrë në një nga njësitë në kryeqytet.

Asambleja e Partisë Socialiste kishte në fokus organizimin e brendshëm dhe ristrukturimin e drejtimit politik në nivel vendor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit