Transmetuar më 21-03-2026, 15:12

SHIJAK – Një ngjarje kriminale është parandaluar nga policia në Shijak, ku një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një 55-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, i dyshuari, identifikuar me inicialet I. N., për motive të dobëta ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D. Ç., dhe më pas e ka goditur fizikisht si dhe e ka kërcënuar me jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimeve policore ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë veprimeve procedurale, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një hanxhar dhe një thikë.

Ndaj 39-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit