Transmetuar më 21-03-2026, 13:47

Tiranë, 21 Mars 2026

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë kryebashkiakët që synojnë të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama theksoi se çdo kandidat për një mandat të ri duhet të ketë rezultate konkrete në zhvillimin e territorit, veçanërisht në zonat rurale.

“Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara,” deklaroi ai.

Sipas kryeministrit, reforma territoriale u ka dhënë bashkive përgjegjësi të zgjeruara mbi zonat rurale, por këto hapësira nuk duhet të trajtohen vetëm për shërbime bazë, duke kërkuar më shumë angazhim në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e tyre.

Rama nënvizoi se ky kriter duhet të merret parasysh nga të gjithë drejtuesit vendorë që synojnë një mandat të dytë, duke e konsideruar atë si një standard të ri për vlerësimin e performancës së tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit