Transmetuar më 21-03-2026, 13:38

Tiranë, 21 Mars 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në rast se çmimi i naftës arrin 220 lekë për litër, qeveria do të aplikojë një ulje prej 20% të akcizës, si masë për të lehtësuar barrën për qytetarët.

Deklarata e Ramës u komentua ashpër nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e konsideroi si cinizëm dhe kritikoi qeverinë për përfitimet që pretendohet se rrjedhin nga rritja e çmimit të naftës. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të reagojnë, duke nxjerrë automjetet dhe bllokuar rrugët për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikave të çmimeve.

Berisha: ‘Cinizëm i ulët. Do të thotë që çmimi do të shkojë 220 lekë dhe ky është lubia që po përfiton më shumë nga çmimi i naftës.

Kur çmimi shkon 220 përfitimi i tij nga ky çmim rritet në 40 për qind dhe këtu zotohet se do të nxjerrë sytë e do të vërë vetullat, cinike dhe e turpshme.

Kjo është një motiv për çdo qytetarë të nxjerrim makinat të bllokojmë rrugët e të mos lëmë një kryehajdut të sillet në këtë mënyrë’.

Lajmi vjen pak ditë pas njoftimit të Ramës në Asamblenë e PS-së, ku ai paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës mund të kompensohet me uljen e akcizës, për të mbrojtur konsumatorët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit