

Tiranë, 21 Mars 2026
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çmimi i naftës pritet të rritet në ditët në vijim, duke premtuar masa për të mbrojtur qytetarët.
Rama deklaroi se nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër, do të aplikohet një ulje prej 20% të akcizës së karburantit. “Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Për këtë kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës dhe kemi vendosur që çdo ditë që çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, të zbatohet ulja e akcizës,” tha Rama.
Vendimi synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset dhe vjen si pjesë e mekanizmave të qeverisë për monitorimin e çmimeve të karburanteve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






