

Tiranë, 21 Mars 2026
Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e grave në politikë dhe suksesin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit, gjatë një deklarate për media.
“Ne jemi në pushtet falë grave. E kuptuan dhe ata në Dibër, ku morëm më shumë vota. Ata e kuptuan edhe kur unë u thashë: nëse nuk dëgjoni gratë, jeni çyrykë, dhe në fakt treguan se nuk janë të tillë,” tha Rama.
Ai shtoi se partia nuk ka ambicie të tejkalojë përfaqësimin e grave, duke theksuar se aktualisht vetëm 34% e strukturave janë gra. “Duhet ta kapërcejmë këtë. Ka organizata ku ka vetëm një burrë dhe nuk ka bashkëkryetare fare. Kjo duhet të ndryshojë,” deklaroi kryeministri, duke nënvizuar rëndësinë e barazisë gjinore në vendimmarrje dhe strukturat e partisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






