

21 Mars 2026, Tiranë
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste (PS) këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në drejtimin politik të qarqeve dhe në njësi të rëndësishme të kryeqytetit.
Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tiranë, ndërsa Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie tjetër në kryeqytet.
Tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë. Po ashtu, Elisa Spiropali pritet të drejtojë gjithashtu një njësi në kryeqytet.
Këto ndryshime bëhen në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS-së, me qëllim forcimin e pranisë dhe organizimit në Tiranë. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka theksuar se, edhe pse Tirana ishte fituar nga socialistët, rezultati nuk ishte në nivelin maksimal të pritshmërisë së partisë.
Rama ka argumentuar se ky riorganizim synon forcimin e ekipit në kryeqytet, duke pasur parasysh se ish-drejtuesi politik dhe kryebashkiaku i Tiranës, i cili konsiderohej një makineri votash, është në burg prej një viti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






