

Durrës – Përplasja e një makine me një motor policie çoi në plagosjen pak minuta më parë të një efektivi.
Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






