Transmetuar më 21-03-2026, 11:27

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi hodhi inerte në trotuar, duke ndotur mjedisin dhe penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Vlorës, gjatë monitorimit të territorit për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentuan një rast të ndotjes së mjedisit dhe bllokimit të hapësirave publike.

Në përfundim të verifikimeve në terren, u procedua penalisht shtetasi me inicialet A. A., 33 vjeç, banues në qytet. Ai kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij dhe më pas kishte hedhur mbetjet inerte në trotuar, duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve dhe duke cenuar qarkullimin normal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Paralelisht, Policia Bashkiake e Vlorës vendosi ndaj tij edhe një masë administrative prej 20.000 lekësh, në bazë të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit urban.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për mbrojtjen e mjedisit dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin emergjent 112.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit