Transmetuar më 21-03-2026, 07:53

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Gimbo, ka komentuar për herë të parë situatën e mikut të tij, Gjesti, i cili u arrestua disa ditë më parë për armëmbajtje pa leje.

I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ai u shpreh se gjendja e Gjestit është e qëndrueshme dhe se çështja tashmë i takon drejtësisë.

Sipas Gimbos, Gjesti është në gjendje të mirë si emocionalisht, ashtu edhe nga ana familjare, ndërsa procesi ligjor pritet të japë verdiktin përfundimtar.

“Gjesti është shumë mirë. Jetojmë bashkë në një shtëpi dhe është në gjendje të mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ishte shumë e papritur. Tani çështja është në proces gjyqësor dhe vendimi i takon ligjit. Për momentin jemi mirë dhe ai është i qetë edhe nga ana emocionale dhe familjare”, u shpreh ai.

Në të njëjtën intervistë, Gimbo komentoi edhe eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania”, duke pranuar se është ndjerë i favorizuar për shkak të lidhjes së tij shoqërore me Gjestin.

“Pa dyshim që jam ndjerë më i sigurt, pasi ka qenë një ndikim i madh. Jam shumë mirënjohës ndaj atyre që më kanë mbështetur”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit