

Tiranë, 20 mars 2026 – Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka zbuluar një nga rastet e rralla kur grupi parlamentar i PD-së ka dalë kundër një qëndrimi të kryetarit Sali Berisha.
I ftuar në emisionin në News24, Korreshi deklaroi se brenda partisë ekzistojnë pakënaqësi dhe diskutime të hapura, duke theksuar se vendimmarrja nuk është e centralizuar.
Sipas tij, episodi më domethënës lidhet me qëndrimin për bojkotimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ai bëri të ditur se fillimisht ishte propozuar që PD të mos merrte pjesë në këtë komision, por deputetët reaguan njëzëri kundër këtij qëndrimi.
“Grupi u ngrit i gjithi dhe pati kurajën të thoshte se kjo po na çonte në rrugë të gabuar. I thamë: ose do t’i bojkotojmë të gjitha, ose asnjë,” u shpreh Korreshi.
Pas këtij reagimi, sipas tij, Berisha pranoi qëndrimin e grupit, duke reflektuar mbi vendimin fillestar.
Deklaratat e Korreshit vijnë në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, në prag të zgjedhjeve të 23 majit për kreun e partisë, ndërsa debatet e brendshme dhe qëndrimet strategjike mbeten në fokus të zhvillimeve politike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






