

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, ku futbollisti 21-vjeçar, Kubilay Kaan Kundakci, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri. Ai u qëllua ndërsa ndodhej në makinën e tij, ndërsa dëshmitarët raportojnë se një person hapi zjarr ndaj tij.
Sipas mediave të huaja, Kundakci ishte përfshirë në një situatë mes një reperi dhe ish-të dashurës së këtij të fundit, një këngëtare, dhe po tentonte të ndërhynte për të qetësuar konfliktin mes tyre.
Futbollisti u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetonte.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe po përpiqen të identifikojnë autorin e sulmit dhe motivet pas këtij akti të dhunshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






