Transmetuar më 20-03-2026, 20:55

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vijon të tërheqë vëmendjen, mes afrimit dhe tensioneve të vazhdueshme.

Pas një sqarimi të zhvilluar një natë më parë, dita e sotme ka nisur më e qetë për dy banorët, të cilët janë shfaqur më të afërt, duke shkëmbyer përqafime dhe biseda miqësore.

Teksa ndodheshin jashtë duke shijuar rrezet e diellit, ata diskutuan hapur për natyrën e raportit të tyre. Në bisedë, Brikena theksoi se mes tyre ekziston pëlqim, por jo një lidhje romantike.

“Pëlqim kemi për njëri-tjetrin, jemi duke u njohur, por në lidhje nuk jemi, shokë jemi”, u shpreh ajo, duke sqaruar situatën mes tyre.

Nga ana tjetër, Mateo reagoi me batuta dhe tone ironike, duke vënë në dyshim përkufizimin e raportit si miqësi, çka tregon se dinamika mes tyre mbetet e paqartë.

Raporti mes dy banorëve ka kaluar në disa faza brenda formatit, duke u karakterizuar nga afrime, debate dhe momente reflektimi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të evoluojë në vijim të spektaklit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit