Transmetuar më 20-03-2026, 19:02

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Parco degli Acquedotti, në Romë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një ndërtesë të braktisur.

Viktimat janë identifikuar si Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin në godinën e njohur si “Casale del Sellaretto”, e cila u shemb pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e 19 marsit.

Nga të dhënat e para, dyshohet se të dy mund të kenë qenë duke përgatitur një mjet shpërthyes. Burri kishte pësuar djegie të rënda, ndërsa gruaja plagë si pasojë e shembjes së strukturës.

Ngjarja u zbulua mëngjesin e 20 marsit nga një kalimtar, ndërkohë që banorët e zonës kishin raportuar një shpërthim të fuqishëm gjatë natës. Godina e vjetër ishte prej kohësh e braktisur dhe, sipas burimeve, përdorej nga persona të pastrehë.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjeko-ligjore, ndërsa hetimet po zhvillohen nga autoritetet lokale në Romë.

Sipas burimeve hetimore, dy viktimat dyshohet se kishin lidhje me rrethin e Alfredo Cospito, një element që po merret në konsideratë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit