Transmetuar më 20-03-2026, 17:56

Një aksident fatal në vendin e punës i ka marrë jetën një 52-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, i cili humbi jetën pasi ra nga një skelë në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave italiane, ngjarja u pa nga kolegët e tij, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Ambulanca mbërriti në vendngjarje në kohë të shpejtë, por për shkak të plagëve të rënda, 52-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Kompania e ndërtimit, me seli në Carpi, ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka bërë të ditur se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Modena, Massimo Mezzetti, i cili i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të viktimës.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, u shpreh ai.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit