Transmetuar më 20-03-2026, 15:56

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris raportohet se ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar reagime dhe tronditje në botën e kinemasë ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të mediave, përfshirë TMZ, ai është shuar të enjten në mëngjes në Hawaii. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar respektimin e privatësisë në këtë moment të vështirë.

Në deklaratën e familjes thuhet se Norris jetoi me besim, disiplinë dhe përkushtim ndaj njerëzve të tij të afërt, duke frymëzuar miliona fansa në mbarë botën. “Me zemër të thyer, familja jonë ndan lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris. Ai ishte i rrethuar nga familja dhe ishte në paqe,” thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtave burime, aktori ishte shtruar papritur në spital të mërkurën, pasi më herët ishte parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe duke u stërvitur.

Chuck Norris njihet si një nga figurat më të njohura të filmave aksion dhe arteve marciale, me role në produksione të njohura si “The Delta Force” dhe “Missing in Action”. Ai ka marrë një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 1989 dhe ka mbetur një figurë ikonike e kinemasë së zhanrit aksion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit