Transmetuar më 20-03-2026, 13:02

Historia e tyre kishte përfunduar dhe, pas dështimit të martesës, ajo kishte vendosur të niste një jetë të re duke krijuar një lidhje me një 39-vjeçar egjiptian. Marrëdhënia mes tyre, megjithatë, ishte shumë e trazuar, aq sa partneri i ri po ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj saj.

Lajmi ka mbërritur tek ish-bashkëshorti, një 54-vjeçar, i cili kishte vendosur të hakmerrej në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, në nëntor të vitit 2019, së bashku me dy miq shqiptarë, 34 dhe 39 vjeç, ai u paraqit në banesën e egjiptianit në Sant’Andrea –  Besanigo, në një aksion ndëshkues që përfundoi me dhunë të rëndë.

Të tre e rrahën brutalisht 39-vjeçarin, fillimisht me duar, më pas me kondakun e një arme, një levë metalike dhe një shkop bejsbolli. Pas rrahjes, e futën në makinë dhe e lanë të plagosur rëndë, me gjak dhe shenja të shumta dhune, në një fushë pranë banesës së tij.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re dhe u njoftuan menjëherë karabinierët e Ricciones dhe shërbimet e urgjencës 118. Mjekët gjetën viktimën në gjendje të rëndë, ndërsa hetimet nisën menjëherë, duke çuar shpejt në identifikimin e autorëve.

Të tre u përballën me drejtësinë të akuzuar për plagosje të rëndë dhe u dënuan në shkallë të parë: 54-vjeçari me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët me nga 2 vite e 4 muaj secili. Avokati mbrojtës ka njoftuar apelimin e vendimit.

Për të njëjtën ngjarje, ata u gjykuan edhe për grabitje dhe mbajtje të paligjshme armësh. Gjatë rrahjes dyshohej se ishte marrë ora e artë Rolex e viktimës dhe se një prej autorëve kishte përdorur armë zjarri.

Megjithatë, për këto akuza, gjykata vendosi pafajësi, duke argumentuar se “fakti nuk ekziston”. U provua se ora ishte shkëputur gjatë rrahjes dhe kishte përfunduar në makinën që transportoi viktimën, për t’u gjetur më pas dhe kthyer pronarit. Sa i përket armës, një pistoletë Beretta, ajo rezultoi të ishte e vetë viktimës dhe jo e agresorëve, të cilët e kishin gjetur në banesën e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit