

Përplasi me makinë çiftin pas një konflikti, arrestohet 29-vjeçari në Fier
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 29-vjeçar dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjet një çift pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas informacionit, ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt 2026, kur i riu, i identifikuar si Flogert Çuko, ka goditur me makinë shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M)., 35 vjeçe.
Dy të dëmtuarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas janë larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e ngjarjes policia tha se i dyshuari e kreu krimin pas një konflikti të mëparshëm.
Rasti ka ngritur dyshime se veprimi ka qenë i qëllimshëm, duke e çuar çështjen drejt akuzës për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.
Pas disa ditësh në kërkim, 29-vjeçari është ndaluar dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë për ngjarjen që ka tronditur zonën.
DVP Fier / Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.
I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Flogert Çuko, 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.
Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






