

20 Mars 2026 – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka propozuar masa konkrete për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë, pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj rafinerive.
Masat e propozuara nga IEA për qeveritë, bizneset dhe familjet përfshijnë:
Punë nga shtëpia kur është e mundur.
Uljen e shpejtësisë në autostrada me të paktën 10 km/orë.
Shmangien e udhëtimeve ajrore kur ka alternativa transporti.
Përdorimin e energjisë elektrike për gatim në vend të gazit.
Industrinë të optimizojë përdorimin e hidrokarbureve.
Drejtori ekzekutiv i IEA, Fatih Birol, tha se këto masa janë pjesë e strategjisë globale për të mbrojtur konsumatorët dhe për të zbutur ndikimin e krizës energjetike, e cila rrit shqetësimet për inflacionin global.
Së fundmi, IEA ka njoftuar lirimin rekord prej 400 milionë fuçish nga rezervat strategjike të naftës për të stabilizuar tregun pas tensioneve SHBA-Izrael–Iran.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






