Transmetuar më 20-03-2026, 10:58

Interpol Tirana/ Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”

Ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari Eltion Logu, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që përmes mashtrimit në call center u ka shkaktuar qytetarëve rreth 187 mijë euro dëm.

Pas bashkëpunimit të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, u përmbyll procedura e ekstradimit drejt Shqipërisë të shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.

Në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të disa qytetarëve.

Sipas hetimeve, Eltion Logu në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar si grup, përmes një call center-i të zbuluar në vitin 2024, dyshohet se kanë kryer 17 raste ose tentativa mashtrimi kompjuterik.

Operacioni “The Wanted” vijon, ndërsa autoritetet theksojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç për goditjen e grupeve kriminale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit