Transmetuar më 20-03-2026, 10:31

Peqin, 20 Mars 2026 – Policia ka liruar nga qelia drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi hetimet paraprake nuk kanë gjetur lidhje të tij me dy magazinat ku u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa, si dhe një përgjegjës i OSHEE-së, të dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Hetimet e mëtejshme vazhdojnë për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrjetit të kultivimit të lëndës narkotike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit