Transmetuar më 20-03-2026, 09:13

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një argjendari në qytetin e Pogradecit, ndërsa autorët janë larguar pa arritur të marrin sende.

Sipas pronarit të biznesit, Lytfi Alia, kjo është hera e disatë që argjendaria e tij bëhet objekt i sulmeve, ndërsa në rastet e mëparshme autorët kanë arritur të marrin mallra me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kur tre persona të maskuar kanë tentuar të hapin dyqanin duke përdorur një kriko makine. Aktivizimi i sistemit të alarmit i ka detyruar ata të largohen menjëherë, pa marrë asgjë.

“Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata ishin të maskuar. Ishin tre persona. Sapo ra alarmi, u larguan pa marrë asgjë,” u shpreh pronari.

Ai thekson se biznesi i tij është grabitur më shumë se tri herë ndër vite, duke pësuar dëme të konsiderueshme, që sipas tij kanë kaluar vlerën e 15 mijë eurove.

“Dyqani im është vjedhur disa herë dhe autorët nuk janë identifikuar. Shpresoj që këtë herë policia të arrijë t’i zbulojë, pasi është një rast i përsëritur. Kemi frikë për biznesin, situata është e vështirë,” tha Alia.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Pronari Lytfi Aliaj

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit