Transmetuar më 20-03-2026, 07:51

Qeveria shqiptare ka vendosur të ringrejë Bordi i Transparencës, si pjesë e masave për të monitoruar dhe frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve në treg.

Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se kjo masë vjen pas një analize të detajuar të situatës në një mbledhje të zhvilluar në Kryeministria e Shqipërisë.

Sipas saj, përveç ringritjes së Bordit, qeveria ka vendosur edhe uljen e akcizës për karburantet. Konkretisht, akciza do të reduktohet nga 39.6 lekë për litër në 31.68 lekë për litër, duke reflektuar një ulje prej rreth 8 lekësh.

“Pas një mbledhjeje të gjatë me përfaqësuesit kryesorë të qeverisë, kemi vendosur të ringremë Bordin e Transparencës. Gjithashtu, do të ndërhyjmë në çmimin e akcizës duke e ulur atë në nivelin 20%”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo sqaroi se dy aktet përkatëse do t’i kalojnë për miratim Këshilli i Ministrave i Shqipërisë.

Në kuadër të mekanizmit të ri, do të përcaktohen edhe marzhet e fitimit: 3 lekë për litër për tregtinë me shumicë dhe 12 lekë për litër për tregtinë me pakicë. Sipas ministres, kjo ndërhyrje synon të garantojë kontroll mbi çmimet dhe të parandalojë abuzimet në treg.

Bordi i Transparencës do të mblidhet sa herë që do të ketë ndryshime të ndjeshme në çmimet ndërkombëtare të karburanteve, duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre. Shkelja e këtyre çmimeve nga operatorët do të sjellë penalitete, deri në pezullimin e licencës për subjektet përkatëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit